Itali, i kthen kurrizin policisë, arrestohet i riu shqiptar

Bota

Itali, i kthen kurrizin policisë, arrestohet i riu shqiptar

Donte të bëhej i “padukshëm”, por shkaktoi krejtësisht efektin e kundërt.

Një i ri shqiptar me precendencë penale, u arrestua në Milano, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike pasi iu gjetën me vete disa doza kokaine.

20-vjeçari, kur ka parë makinën e policisë, i ka kthyer kurrizin e ka bërë gjoja sikur po fliste në telefon. Pikërisht lëvizja e papritur e tij ka tërhequr vëmendjen e karabinierëve, të cilët i janë afruar dhe e kanë bllokuar.

Nga xhinset e të riut doli një mbështjellës celofani me 51 gramë kokainë brenda. Ai me sa duket, kishte qenë gati për ta shpërndarë lëndën narkotike.

20-vjeçari kishte përfunduar edhe më parë në qeli për drogë, e tani e provoi sërish ftohtësinë e prangave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion