Do dalin mesazhet? Zbulohet kush e ka telefonin e Erjola Docit!

Showbiz

Do dalin mesazhet? Zbulohet kush e ka telefonin e Erjola Docit!

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’.

Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.

Mëngjesin e sotëm moderatori Ronaldo Sharka ka postuar në Instastory një foto, ku duket se ka në tavolinë teksa konsumonte kafen, telefonin e Erjolës.

Do dalin mesazhet? Zbulohet kush e ka telefonin e Erjola Docit!

Ronaldo dhe Erjola janë shumë miq me njëri-tjetrin madje prezantojnë edhe në rubrikë sq bashku te “E Diell”.

Duket se Ronaldo është personi që menaxhon rrjetet sociale të Erjolës dhe me këtë postim, të cilin e ka fshirë pak më vonë, ka nënkuptuar se të vërtetën e kësaj situate e ka ai në dorë./gazeta shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion