“Pacienti nga Kosova kapërdiu një celular 4 cm të gjatë”, mjeku flet për ndërhyrjen e pazakontë
Gastroenterologu Genc Paçarizi është shprehur se një pacient në Kosovë kishte gëlltitur një celular me përmasa të vogla.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Paçarizi tha se duke parë më pas seriozitetin e çështjes, ai është paraqitur në klinikë, për të bërë të mundur nxjerrjen e celularit.
Ai tha gjithashtu se procesi i nxjerrjes së celularit nga stomaku u bë përmes ndërhyrjes kirurgjikale, e cila sipas tij ishte e vështirë, por u realizua me sukses.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Pacienti në datën 30 mars, familjarët pohuan se kishte gëlltitur një telefon me përmasa të vogla, 4 cm gjatësi dhe 3 cm gjerësi. Trupat e tillë realisht me vështirësi kalojnë poshtë në organin tretës. Duke pare seriozitetin e rastit, pasi telefonat celularë përmbajnë bateri, ka ardhur te ne.
Kemi vendosur që ta nxjerrim celularin nga stomaku. Duke parë përmasat, nuk mund të bënim pa ndërhyrë. Në pjesën e sipërme kishim vështirësi, pasi ngushtica është më e vogël, por ia dolëm me sukses”, tha Paçarizi.