Dhjetë burra të armatosur hyjnë në shtëpin e Loredanës, i vjedhin gjënë më të shenjtë…

Këngëtares së njohur, Loredana i ka ndhodhur një ngjarje frikësuese dhe shumë tronditëse.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja, në rrjetet sociale, duke njoftuar se ka rënë pre e grabitjes.
Gjatë një postimi në ‘Instagram’ reperja shprehet se 10 persona me armë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, sende me vlerë dhe hard drive të kameramanit të saj.
Më tej ajo tha se “nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën”.
“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën.
Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”,shkruan Loredana duke publikuar edhe pamjet.


