Bëri gruan për spital se nuk i mbante shtëpinë pastër, merret vendimi për shqiptarin

Kosovë&Rajon

Bëri gruan për spital se nuk i mbante shtëpinë pastër,

Ditën e sotme është marrë vendimi për një shtetas, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Kështu, mësohet se, Gjykata e Podujevës ka dënuar me dy vite burg shtetasin F.S.,

Është dënuar me 2 vite burgim i akuzuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore bashkëshortes së tij, F.S., të cilit sipas akuzës, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 8 qershori i këtij viti.

F.S. është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, raporton Telegrafi.

Pas shpalljes, gjykatësi Bahtiri e udhëzoi palën e dëmtuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike. Ndryshe, F.S. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 7 korrik.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, L.S., ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë, F.S. kishte filluar ta qortoj dhe kritikoj se kinse e dëmtuara nuk po e mbanë pastër shtëpinë, e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe përplasur herë për muri e herë për krevati.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur të ik nga ai dhe kishte dalë në oborr të shtëpisë, mirëpo i njëjti kishte shkuar pas saj dhe sërish e kishte goditur me grushte, ku nga dhimbja e dëmtuara kishte bërtitur dhe nga britma e saj, fëmijët e tyre të vegjël janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar. Tutje thuhet se F.S. e ka futur të dëmtuarën në shtëpi, duke ia mbyllur derën me dry.

Për këtë, F.S. ngarkohet me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion