Dasmë së shpejti? Graciano flet “ndarjes” me Argjiirën dhe planet për martesë

Showbiz

Dasmë së shpejti? Graciano flet  “ndarjes” me

Një nga ngjarjet më të përfolura ka qenë ndarja e Argjira Spancës nga partneri i saj Graciano Tagani.

Dyshja janë përballur me një krizë në lidhjen e tyre, por tashmë tregojnë se e kanë kapërcyer.

Çifti zbuloi më tepër detaje nga jeta e tyre personale, ndërkohë që u pyetën edhe nga moderatorja Beniada Nishani për dasmën.

Graciano Tagani: Më thanë do vish në intervistë dhe jo në gjyq.

Argjira Spanca: Edhe të kanë mashtruar.

Graciano Tagani: Çdo çift kanë uljet dhe ngritjet e veta, dhe ne e kishim një ulje. Sa dola unë u ngritëm.

Beniada Nishani:  Shumë veta thanë që këto po bëjnë kot.

Argjira Spanca: Edhe unë e kam lexuar këtë vërdallë që është thjesht një lojë, paçka se ata që më njohin e dinë që nuk do e bëja një gjë të tillë. Prandaj unë kam qenë pak e larguar nga mediat këtë periudhë. Tani që jemi mirë dhe e kemi folur me njëri tjetrin, nuk e kam problem të flas tashmë nëpër media për periudhën që ne kemi kaluar.

Graciano Tagani: Gjira është shumë e mbyllur për sa i përket jetës personale. Unë e kam thënë që frymoj për atë, realisht e dua shumë.

Beniada Nishani:  Unë tani pres vetëm ftesën për martesën, sepse propozimi është bërë. Unë dua datën fiks.

Graciano Tagani: Ideja është që kam pasur një Big Brother të lodhshëm dhe sa të mbarojmë sezonin televiziv do të bëjmë vetëm disa pushime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion