Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka publikuar më në fund fotografitë nga dasma e saj në Siçili, duke zbuluar edhe pamjen e shumëpritur të fustanit të nusërisë, Channel.
Artistja u martua me aktorin Callum Turner më 6 qershor në një ceremoni private në Siçili të Italisë. Fotot e publikuara së fundmi kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, me veshjen elegante të Dua Lipës që është vlerësuar gjerësisht si një nga momentet më të spikatura të ceremonisë.
Visualizza questo post su Instagram
Sipas raportimeve, çifti kishte organizuar një festë intime, larg vëmendjes së madhe mediatike, duke zgjedhur ta ndajnë këtë moment me familjarë dhe miq të afërt.
Ndërkohë Dua Lipa dhe Callum Turner, janë fotografuar duke shijuar muajin e mjaltit në Itali, pas festimeve të dasmës së tyre. Çifti është parë në disa nga destinacionet më piktoreske bregdetare të vendit, duke kaluar momente romantike së bashku.
Sipas mediave ndërkombëtare, Italia ka një rëndësi të veçantë për dyshen, pasi është një nga vendet e tyre të preferuara dhe aty kanë krijuar shumë kujtime të bukura gjatë lidhjes së tyre. Pas dasmës, ata janë fotografuar në bregdetin e Amalfit, në Salerno, si dhe pranë Trevi Fountain në Romë.
Burime pranë çiftit kanë treguar se muaji i mjaltit ka qenë një përvojë romantike dhe relaksuese, me Dua Lipën dhe Callum Turner që kanë kaluar pjesën më të madhe të kohës duke shëtitur buzë detit, duke biseduar dhe shijuar peizazhet italiane.


