“Darka jonë e fundit vëlla”! Ish-banori i BBV ndan momentin me Shpat Kasapin
Lajmifundit
/
27 Nëntor 2025, 10:11
Showbiz

Këngëtari Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e djeshme.
Ish-banori i “Big Brother VIP 4” ka postuar në “Instagram” një moment nga darka e tyre e fundit, ku Shpati shfaqet i buzëqeshur, duke kërcyer dhe kënduar.
“Ishte darka jon e fundit vëlla, kështu do të kujtojë gjithmonë, duke kënduar e me buzëqeshjen tënde”, ka shkruar Klajdi Musabelliu në “Instagram”.
View this post on Instagram
Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, ndërsa ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.


