Bujar Asqeriu përlotet kur flet për mbesën e famshme: Ia doli vetë, nuk kishte as miq e as lekë

Showbiz

Bujar Asqeriu përlotet kur flet për mbesën e famshme: Ia doli
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Fjorela Asqeriu, violinistja e njohur shqiptare e “Formula E” që ka performuar krah emrave të njohur si Ennio Morricone, Andrea Bocelli e Gigi Prietti.

Teksa ajo po rrëfente disa prej eksperiencave krah artistëve në fjalë, një surprizë e këndshme i erdhi nga xhaxhai, aktori i njohur Bujar Asqeriu.

I përlotur që prej nisjes së intervistës, Bujari nuk ngurroi të shprehte hapur krenarinë për mbesën.

“Kur arriti këtu unë pata një emocion shumë të madh. Pastaj kur e pashë me Gigi Proietti në një koncert, një prej aktorëve më të mëdhenj të Italisë, një showmen i jashtëzakonshëm, aty kuptova që Fjorela po ecte bukur në rrugën e saj.”, tha ai.

Ndër të tjera aktori me krenari theksoi se është i lumtur që mbesa e tij ia doli pa mbështetjen e askujt, pasi nuk kishte as familje të njohur e njerëz të pushtetshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion