Bora dhe Donaldi sëbashku? Ja gjesti i fundit i moderatores

Para disa ditësh në rrjet qarkulluan lajmet se Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bashkuar sërish, pas daljes së aktorit nga “BBV”.
Kjo sepse në rrjet qarkulluan disa foto ku dukej makina e Donaldit përpara shtëpisë së Borës, madje edhe në udhëtimin e fundit të saj drejt Vjenës thuhet se dyshja kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Olti Curri ka publikuar në Instagram një fotografi me pamje nga Vjena, dhe krah saj ka shkruar, “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vjenë”. Ndërkohë një ndjekës menjëherë i është përgjigjur se, “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30”.
Por, e gjithë kjo “enigmë” dhe provat e reja që kanë dalë tashmë në sipërfaqe nuk mbyllen me aq.
Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe nga një vëzhgim i shpejtë ajo që na bie në sy është fakti se moderatorja dhe mamaja e Donaldit ndiqen në Instagram.

Kjo është mjaft e çuditshme pasi teksa ‘i gjithë rrjeti zien’ nga një bashkim i mundshëm i moderatores, ajo në heshtje nuk ka reaguar, por familjarët e tij janë në rrjetet e saj sociale.
Kjo është një tjetër shenjë që tregon se marrëdhënia mes çiftit është rikuperuar dhe se ata mund të jenë ribashkuar.