Eurovizioni/ Anxhela Peristerin e krahasojnë me divën e muzikës: Beyonce shqiptare

Showbiz

Eurovizioni/ Anxhela Peristerin e krahasojnë me divën e muzikës:

Kanë ngelur edhe pak ditë kanë që Anxhela Peristeri të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision-it”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Këngëtarja e dashur për publikun ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë provat e para.

Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.

Eurovizioni/ Anxhela Peristerin e krahasojnë me divën e muzikës:

Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike. Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.

Nga ana tjetër kujtojmë se Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion