Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ‘single’! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1.5 mijë euro këngëtares

Showbiz

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ‘single’! Zbardhet vendimi i

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.

Kujtijmë Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion