FOTO/ Në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në Polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Aktualitet

FOTO/ Në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit,

Janë vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Burime pranë tyre konfirmojnë  se i vetmi fletë-arrest që ata janë në dijeni që është nxjerrë për ta, është për rrahjen e Vladimir Bruçit.

Po ashtu mësohet se Sakica e Troshani shoqëroheshin nga avokati Sokol Tahiraj, gjatë vetëdorëzimit në Polici. Më herët, këta persona dyshohej nga SPAK se kanë qenë të përfshirë edhe në masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Policia ende nuk ka dalë në një përfundim mbi masakrën e Shkodrës dhe ende vrasësit janë të lirë, duke mos vuajtur dënimin për krimin e kryer.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion