Bëri këngë dhe për Vaçe Zelën, shuhet kompozitori i suksesshëm Nexhmedin Doko

Showbiz

Bëri këngë dhe për Vaçe Zelën, shuhet

Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.

Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte  “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).

Bëri këngë dhe për Vaçe Zelën, shuhet

Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”,  “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”. Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.

Pjesë nga krijimtaria e Nexhmedin Doko

Rini e zjarrtë – Festivali i XIII-të i këngës RTSH – 1974

Takim i brezave – Festivali i XII-të i këngës në RTSH – 1973

Festë në malësi – Festivali i VI-të i këngës në RTSH – 1967

Kur jam pranë teje – Festivali i IV-t i këngës në RTSH – 1965

Kthim nga fusha – Festivali i III-të i këngës në RTSH – 1964

Nëse ti mua më pyet – Festivali i II-të i këngës RTSH – 1963

Kënga e Inxhinieres – Festivali i I-rë i këngës RTSH – 1962

Opereta “Dritë dhe këngë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion