Shkëputen gurët nga tavani i galerisë në Bulqizë, lëndohet minatori

Aktualitet

Shkëputen gurët nga tavani i galerisë në Bulqizë,

Një tjetër minator është plagosur në një nga galeritë private në Martanesh të Bulqizës.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e Batër Martaneshku, ku 52-vjeçari minator me iniciale O.H punonte si armator në galeri, por gjatë punës është aksidentuar si pasojë e shkëputjes së gurëve nga tavani.

I aksidenturi është vënë re nga kolegët e tjerë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas minatori u dërgua drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, i aksidentuari ka pësuar fraktura në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor po punojnë për shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion