“Bëra sikur e harrova”, Albano Bogdo tregon si i propozoi partneres

Showbiz

“Bëra sikur e harrova”, Albano Bogdo tregon si i propozoi

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka zbuluar mbrëmjen e sotme se si e ka njohur partneren e tij, si e bën atë për të qeshur, por edhe si i ka propozuar.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, ai tregoi se koha e propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai me qëllim “e kishte harruar”, por sepse kishte një plan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AlbanoBogdo (@albanobogdo2020)

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen”, tregoi Albano, por të gjithë këtë e bëri, sepse të nesërmen kishte një plan:

 “Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion