Luftanija amerikane qëllon 30 herë me paralajmërim ndaj anijeve të ushtrisë iraniane

Bota

Luftanija amerikane qëllon 30 herë me paralajmërim ndaj anijeve

Situatë e tensionuar gjatë ditës së hënë në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije e Rojes Bregdetare amerikane bëri rreth 30 të shtëna paralajmëruese ndaj një grupi anijesh të shpejta të Rojeve Revolucionare Iraniane.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby e gjithë kjo situatë u krijua pasi anijet iraniane nisën të kryenin manovra të rrezikshme pranë mjeteve lundruese amerikane.

6 anije të ushtrisë amerikane ishin duke shoqëruar një nëndetëse në Hormuz kur 13 varka iraniane u afruan me shpejtësi rreth tyre duke qëndruar jo më larg se 130 m.

“Ushtarakët amerikanë u përpoqën dhe ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme, duke vendosur dhe kontakte radio, por nuk pati asnjë reagim.

Më pas, anija “Cutter Maui” qëlloi rreth 30 herë dhe pas raundit të dytë të të shtënave anijet iraniane u tërhoqën”, u shpreh Kirby rreth incidentit, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion