Beniada Nishani së shpejti me një projekt të ri televiziv
Lajmifundit
/
10 Janar 2025, 12:30
Showbiz

Ish banorja e Big Brother Vip Albania Beniada Nishani, ka ndarë një lajm emocionues me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri televiziv.
Në një postim të fundit, ajo ka treguar se një nga synimet e saj për vitin 2025 ishte të realizonte një program të ri televiziv dhe tashmë ky projekt është gati.
“Diçka shumë e bukur po vjen! Jam e lumtur dhe mirënjohëse për këtë fillim të ri. Një nga objektivat e mia për këtë vit ishte të prezantoja një program timin. Së shpejti pasditja do të marrë një tjetër shije. Shihemi së shpejti,” shkroi Beniada në postimin e saj.
