“Bëjnë shumë fëmijë…”, Meri Shehu bën parashikimin për lidhjen e Jori Dellit me Fred De Palma!

Jori Delli është pjesë në Top Arena në moderim e mbrëmjen e djeshme është surprizuar nga stafi përmes një videoje live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma.
Por nuk kanë munguar as parashikimet e astrologes së njohur, Meri Shehut për çiftin, teksa tha se shenja e Akrepit në horoskop, që i përket De Palma, bëjnë shumë para.
Ajo më tej me të qeshur iu drejtua Jorit: Janë shumë ambicioz, bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri jot? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra.
Së fundmi Jori u pyet nëse bashkë me Beniada Nishanin dhe Heidi Bacin kanë hedhur në gjyq Krist Dragotin.
Jori u shpreh se nuk e kanë bërë, por tha se ai duhet të ketë kujdes kur shprehet, pasi ka bërë një deklaratë negativë për vajzat shqiptare të lindura ose të rritura në Itali.


