Bebe Rexha tregon eksperiencën e hidhur në avion: Piloti dha lajmërimin se...

Showbiz

Bebe Rexha tregon eksperiencën e hidhur në avion: Piloti dha
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme.

Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin.

Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë ka shkuar gati 8 orë.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. 

Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. 

Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. 

Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. 

Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, ka shkruar Bebe në një postim./syri

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion