Lushnje, zjarri në stallë djeg për së gjalli bagëtitë, pronari ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët këtë të diel në Savër të Lushnjes. Flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi rrezikun banesat përreth.
Me qëllim shuarjen e tyre në vendngjarje shkuan 4 zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës.
Fatkeqësisht zjarri ishte fatal për bagëtitë që ndodheshin në stallë, të cilat u dogjën për së gjalli. Mësohet se pronari i tyre Dalip Gjyshja, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të tronditjes.
Sa i përket flakëve, ato mësohet se janë ende aktive dhe shuarja e tyre vështirësohet nga dengjet e barit të thatë. Janë rreth 1000 dengje që janë përfshirë nga flakët.


