Bebe Rexha shpërthen kundër paparacëve: As të sëmurë nuk mund të jemi në paqe!

Showbiz

Bebe Rexha shpërthen kundër paparacëve: As të

Bebe Rexha po kalon një periudhë jo fort të mirë shëndetësore kohët e fundit. 

Këngëtarja, e cila ishte shtruar për tre ditë në spital për shkak të një problem të rëndë në stomak, është ndjerë e përdorur nga Daily Mail, pasi publikoi imazhin e saj duke e shfrytëzuar pamjen e saj për klikime.

 “E di që ka një foto që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një problem të rëndë në stomak dhe aty isha duke hyrë në spital.

Bebe Rexha shpërthen kundër paparacëve: As të

Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Nuk mund të jesh as e sëmurë në paqe.

dailymail Ju jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato fotografi të miat u bënë jashtë spitalit. Kush bën fotografi të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas e fokuson artikullin tek pamja e tyre?! Pse nuk thatë që ajo po hynte në spital?! Sepse e dini që është gabim. @soniahoron, sidomos duke qenë një grua, duhet të ndihesh e turpëruar për veten", shkruan Bebe Rexha në Instagram.

ME TE LEXUARAT