Banori 'ia plas në sy' Romeos: Do ishe më i nderuar të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin

Showbiz

Banori 'ia plas në sy' Romeos: Do ishe më i nderuar
Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme. Dy banorët kanë debatuar ashpër pasditen e sotme, ku madje Graciano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.


Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.

Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.


Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).


Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë leçke. Çfarë janë këto mendime?

Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.


Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion