ASAP Rocky nuk e mban më të fshehtë: Rihanna është dashuria e jetës sime

Showbiz

ASAP Rocky nuk e mban më të fshehtë: Rihanna është

A$AP Rocky konfirmoi se është në një lidhje me Rihannën, ndërsa për mediat tha se këngëtarja është dashuria e jetës së tij.  Reperi nuk dha shumë detaje, përveçse u shpreh se nuk ishte ndjerë ndonjëherë më mirë se kaq, pasi kishte gjetur të duhurën. Asgjë nuk është e sigurt, por të dy ata mund të martohen, pasi reperi foli se dëshiron të bëhet baba.

Rihanna, tregon ai, e ka frymëzuar në këngët e tij. Lidhja e tyre duket e shëndetshme, madje sipas burimeve të afërta të çiftit kanë treguar se ata kanë bërë pushime bashkë.

 “Kalimi i Krishtlindjeve së bashku ishte një hap që e qartësoi marrëdhënien midis Rihanna-s dhe A$AP. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin për aq kohë sa janë dhe miq dhe në një mjedis pune, gjë që e bën kaq të lehtë për ta të shkojnë mirë, të udhëtojnë së bashku dhe të përfshihen në jetën e njëri-tjetrit në mënyrë të plotë. Ata gjithmonë kalojnë një kohë kaq të mirë së bashku dhe padyshim që duken të dashuruar”, ka thënë burimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion