“Ulni rrogat ose largohuni nga Barcelona”, drejtuesit katalanas paralajmërojnë 14 lojtarët

Barcelona pritet të ketë një merkato shumë të fortë. Mediat spanjolle shkruajnë se tifozët shpresojnë se Messi nuk largohet dhe të rinovojë sërish kontratën. Ndërkohë që flitet se ka probleme. Mediat spanjolle shkruajnë se 14 lojtarë mund të largohen nga “Camp Nou”, kjo pasi pandemia ka shkaktuar probleme të theksuara ekonomike në klubin katalanas.
Sipas mediave, këtyre 14 futbollistëve u është kërkuar që tu ulet rroga, ose në të kundërt do nxirren në shitje. Ndërkohë mësohet se Pique, Jordi Alba, Busquets apo Sergio Roberts duhet të sakrifikojnë nëse duan të qëndrojnë në Barcelonë.
Nga ana tjetër, kanë dalë në merkato Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithëaite dhe Dembele, për të cilët, Barcelona ka shpresa se do përfitojë shumë.


