‘Apple Maps’ emërton shqip qytetet e Kosovës, përlotet Rina

Showbiz

‘Apple Maps’ emërton shqip qytetet e Kosovës,


Rina Balaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj gëzimin e madh, me anë të një postimi të bërë në “Instastory”. Këngëtarja thotë që ka qarë me lot gëzimi kur ka parë emërtimet në shqip të qyteteve të Kosovës.

“Apple Maps” ka bërë ndryshimin e emërtimeve të vendeve në Kosovë duke i kthyer ato nga serbisht në shqip, kjo gjë është pritur me gëzim nga të gjithë kosovarët pa dyshim, por këngëtarja Rina Balaj ka shprehur edhe shumë entuziazëm për këtë gjë.

“Kjo gjë më bëri të qaj me lot gëzimi”, ka shkruar ajo.

‘Apple Maps’ emërton shqip qytetet e Kosovës,

Kujtojmë se Apple Maps ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, por që falë mbështetjes nga shumë personalitete të njohura shqiptare anembanë botës si Dua Lipa apo Rita Ora e Bebe Rexha, bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin “Apple Maps”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion