Keni bërë plane? Ja si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

Fundjava, ashtu si dhe java që po lëmë pas, do të sjellë mot të mirë. Kush e ka të dielën pushim, mund të udhëtojë drejt bregdetit. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani parashikon mot të kthjellët në fundjavë dhe rritje temperaturash deri në 29 apo 30 gradë. E shtuna do ketë shira të izoluar por të papërfillshëm.
Parashikimi i motit për fundjavën:
Kjo fundjavë do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët, pavarësisht prezencës të herë pas hershme të vranësirave të lehta dhe kalimtare. Më të dukshme vranësirat do paraqiten në zonat Veriore dhe Verilindore ku pritet që sot dhe të shtunën të ketë shira të izoluar por të papërfillshëm.
Ndërsa e diela do të ketë mot të kthjellët. Për sa i përket temperaturave të ajrit vijon rritja e vlerave termike gjatë ditës, duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në 9-11 gradë në mëngjes dhe mesditë. Ndërsa Mesdita parashikohet që të arrijë në vlera deri në 29 apo 30 gradë Celsius.
Fundjava parashikohet e favorshme nga ana e kushteve termike për sa i përket shfrytëzimit të turizmit në zonat bregdetare.


