Manja nxjerr emrat, ja kush janë 8 të dënuarit e GJKKO që u liruan nga Amnistia Penale

Politikë

Manja nxjerr emrat, ja kush janë 8 të dënuarit e GJKKO që u

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja, ka bërë me dije se të dënuar nga GJKKO nga amnistia penale kanë përfituar 20 persona.

Nga ata, ministri tha se vetëm 8 prej tyre kanë qenë të dënuar për veprat penale kundër veprimtarisë shtetërorë të kryera nga shtetasit ose punonjës shtetëror në shërbim publik, pra sipas ministrit nëpunës publik e jo zyrtarë të lartë.

Ndërsa 10 të tjerë sipas ministrit kanë qenë të dënuar nga GJKKO, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe falsifikim dokumentesh.

'Në total 18 prej këtyre të dënuar nga GJKKO-ja janë liruar me datën 24 prill, ndërsa 2 prej tyre janë liruar pas kësaj date për shkak të urdhrit të leshura nga prokurorët e SPAK. Në 20 të dënuarit nga GJKKO-ja, vetëm 8 prej tyre kanë qenë të dënuar për veprat penale kundër veprimtarisë shtetërorë të kryera nga shtetasit ose punonjës shtetëror në shërbim publik, pra subjekte të zakonshme, shtetas, nënpunës në shërbim publik, por kurrsesi zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë.

Konkretisht 10 të tjerë nga 18 kanë përfituar nga ulja e dënimit por kanë qenë të dënuar për veprat penale dhënie ndihëm për kalim të paligjshëm kufiri, falsifikim dokumentesh, vetëm 8 kanë qenë për një nga këto vperat të shkelje të barazisë në tendera hde ushtrim të ndikimit paligjshëm.

Edmond Z. i i dënuar për 448, nuk e kam idenë çfarë zyrtari ka qenë i janë falur 13 ditë nga amnistia. Ka qenë i dënuar 1 vit e 4 muaj.

Mariglen M. i dënuar me 2 vite për veprën penale shkelje të barazisë së tenderave i janë falur 5 muaj e 28 ditë

Marvin M, i dënuar 2 vite,  i janë falur 9 muaj e 7 ditë

Admir B, nga 4 vite dënim i janë falur 3 muaj e 25 ditë

Eduard. R, ky është dënuar për mos kallëzim krimi nga GJKKO, i dënuar me 3 vite e 6, i është falur 1 vit burg

Hamza. T, i dënuar me 1 vit e 2 muaj burg, i janë falur 4 muaj e 21 ditë

Ubrahim G, i dënuar 8 muaj,amnistia i ka falur 26 ditë

Erion.B,  i janë falur 14 ditë

Lulzim Ç, është dënuar për ushtrim të ndikimi të paligjshme 1 muaj e 8 ditë.'- tha ministri.

Ulsi Manja e pranon në Kuvend: Amnistia liroi 8 të dënuar për korrupsion, por s`janë simbol

Ministri i Drejtesie Ulsi Manja eshte thirrur ne parlament ne interpelance lidhur me zbatimin e amnistise dhe lirimet nga burgjet, perfshire edhe te denuarit per korrupsion.

Ne paraqitjen e informacionit prej tij, ai theksoi se  amnistia ka liruar 8 persona te denuar nga GJKKO.

Ulsi Manja: Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente por unë jam përgatitur shumë seriozisht në respekt të 116 kolegëve që dhanë votën për këtë amnisti.

Por jo për ata që nuk e kanë votuar sepse sado të përpiqem unë të shpjegoj të vërtetën ju vazhdoni të besoni të vërtetën tuaj.

Ministri mban përgjegjësi për draftin që i dërgon këshillit të ministrave por jo për atë që votohet në Kuvend.

Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e Shqipërisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës në shërbim public, janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit.

Janë bërë diskutimet edhe në komisionin e ligjeve dhe më pas 116 kolegë dhanë votën pro kësaj amnistie.

Nëse doni mendimin tim, po, kjo amnisti në raport me nevojat dhe garantimin e standarteve evropiane të burgjeve, kjo amnisti është e butë.

Por duhet të ishte më e gjerë sesa ishte. Sepse sot që flasim edhe pse është amnistuar 4918 të paraburgosur dhe të dënuar.

ME TE LEXUARAT