Aludimet për divorc nga Michelle, Barack Obama flet për herë të parë

Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama , pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre.
“Kisha një përçarje të thellë me gruan time”, pranoi Obama në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper.
“Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan. Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.
“Më lejoni të them këtë: Padyshim që më ndihmoi që duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë të kem pak më shumë kohë për të kaluar me të”, tha ai në një intervistë në CBS Mornings. Michelle ka folur më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia.
Familja Obama, të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat teksa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit. Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e Presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.
Çifti u përpoq ta minimizonte këtë fakt duke postuar foto së bashku në ditën e të dashuruarve të shoqëruara me mesazhe të buta. Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në studion ligjore ku të dy punonin dhe u martuan në viti 1922.


