Aldo Marku nuk kursehet pas daljes nga Big Brother: Valbona ishte një nga budallaqet, Laerti shumë dinak

Aldo Marku, pas daljes nga BBVA, i ftuar në “Big Brother Radio” me moderatoren Elona Duro, ndau mendimet e tij për disa prej banorëve.
Ish-banori foli hapur edhe me emra në lidhje me disa nga konkurrentët dhe ish-konkurrentët në shtëpi.
“Sa budallenj ka pasur këtë vit, për mendimin tim një ndër to ka qenë Valbona, e cila është tipik ajo e shprehjes bërtit dhe mos dëgjo pra nuk ka lidhje midis mendjes dhe gojës.”
Mendim të kundërt shprehu Aldo për Laertin: "Për mua është më inteligjenti aty, më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje."


