Albërije Hadërgjonaj zbulon lidhjen familjare me këngëtarin Gjon Muharremaj: Ka fuqinë e Skënderbeut në fyt

Showbiz

Albërije Hadërgjonaj zbulon lidhjen familjare me këngëtarin

Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Prej dy ditësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u ripublikua deklarata, ku Gjon tregonte se kishte kërkuar të bëhej pjesë e Festivalit të Këngës, por organizatorët nuk e kishin pranuar.

Mirëpo, nga më të shumtat kanë qenë reagimet në rrjet për këngëtarin shqiptar.Më e fundit është këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër. Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.

“Nuk ngopem duke e degjuar. Ky djal meritonte ta fitonte bindshem Eurovision. Shuuume afer fitores dhe e them me bindje qe keshtu si une te gjithe mendojn qe ti duhet te ishe

Gjon’s tears rrjedh nga nji familje e perkryer dhe nenen e tij e kam mikesh te vjeter. Gjysherit e tij njerez qe adhuronin muziken, tezja nji mezzo soprano e mrekullueshme. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe….. Ky djal ka fuqin e Gjerj Kastriot Skenderneut ne fyt!Te uroj nga zemra suksese,dhe mos ndalo e na bej krenar”, ka shkruar ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion