Alban Skënderaj tregon banorin e preferuar në ‘BBV’ gjatë koncertit në SHBA

Showbiz

Alban Skënderaj tregon banorin e preferuar në ‘BBV’

Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo. Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin.

Artisti tha se banori i ‘Big Brother VIP Albania’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është i mrekullueshëm.

"Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm", thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.

Albani dhe Miriam, prej disa ditësh ndodhen në SHBA, pasi janë ftuar të këndojnë në disa shtete për shqiptarët që jetojnë andej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion