Akuzohet për përdhunimin e tri grave, aktori i Hollywood rrezikon 45 vite burg

Showbiz

Akuzohet për përdhunimin e tri grave, aktori i Hollywood rrezikon 45

Aktori i njohur, Danny Masterson, rrezikon të dënohet me 45 vite burg, pasi akuzohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë. I njohur për rolin e tij tek “That 70s Shoë”, Masterson duket se nuk ka shumë shpresa. Gjyqtarja e çështjes urdhëroi që të gjykohej për tre akuza, ndërsa prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.

Por Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij. Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jashtë gjykatës. Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar.

Gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion