Aktorja e famshme jep një mesazh të fortë për vaksinën kundër Covid-19

Showbiz

Aktorja e famshme jep një mesazh të fortë për vaksinën

Aktorja e famshme Jennifer Aniston është vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19 dhe lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale. Jennifer Aniston ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e vaksinës:

“E vaksinuar plotësisht dhe ndihem kaq mirë! Jemi shumë me fat dhe të privilegjuar që kemi mundësi të vaksinohemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht, kjo nuk mundësohet kudo.

Siç të gjithë e dimë, shëndeti i njërit prej nesh prek shëndetin e të gjithëve. Po mendoj për ata që nuk e kanë ose s’do të mund ta kenë mundësinë të vaksinohen e të përqafojnë miqtë dhe familjarët,”- shkruan Aniston krahas fotos së saj me krahë hapur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion