Aktorja e famshme gjendet e pajetë në shtëpinë e saj
Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave 54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”, një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.
Ajo gjithashtu, pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja.
Mësohet se ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje, e ndërsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.