Aktori i famshëm rrezikon të dënohet me 45 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Showbiz

Aktori i famshëm rrezikon të dënohet me 45 vite burg, ja për

Aktori i njohur, Danny Masterson, do të gjykohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë.Për Masterson, i njohur për rolin e tij tek “That 70s Show” gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Qarkut të Los Anxhelos Charlaine, F. Olmedo urdhëroi që të gjykohej për tre akuza që mund ta çonin atë për 45 vite pas hekurave.

Prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.Nga ana tjetër, Masterson ka mohuar akuzat. Avokati i tij, Thomas Mesereau, tha se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij.Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jashtë gjykatës.

Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar.Gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion