Brenda burgjeve famëkeqe të Lukashenkos, torturat që mund t’i bëjnë gazetarit të arrestuar bjellorus (VIDEO)

Bota

Brenda burgjeve famëkeqe të Lukashenkos, torturat që mund

Gazetari opozitar bjellorus, Roman Protasevich, me gjasë, është torturuar në ambientet e paraburgimit ku ndodhet, pasi avioni me të cilën po udhëtonte, bëri ulje emergjente në Minsk, për shkak të alarmit për bombë.

Shumë ekspertë, mendojnë se 26-vjeçari është duke u keqtrajtuar në ambientet e paraburgimit, pasi pikërisht rrjeti i tij televiziv, frymëzoi mijëra qytetarë të mblidheshin në rrugë e të protestonin kundër Lukashenkos. Protestuesit u përballën asokohe me dhunë të ashpër, me kocka të thyera, e hematoma në të gjithë trupin. Madje thuhet, se disa prej protestuesve u lanë pa ngrënë e pirë, u rrahën barbarisht si dhe nuk u lejuan të flinin për tri ditë e radhë.

Madje një pjesë e torturave është regjistruar nga një i burgosur, i cili, regjistroi britmat e ulërimat e të burgosurve të tjera, që jehonin në muret e burgut në Minsk.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë regjistruar mbi 450 raste të torturave deri në shtator dhe dhjetë viktima kanë nisur një sfidë ligjore për të drejtat e njeriut kundër Lukasehnko në Gjermani. Avokatët e grupit e përshkruajnë trajtimin e shtetit ndaj tyre si ‘kafshërore’.
Valery Samalazau, është një prej të burgosurve gjatë protestave kundër Lukashekos, ai ka treguar për mediat ndërkombëtare, të gjitha torturat që u ushtruan ndaj tij.

“Po ecja përgjatë trotuarit kur u rrethova papritur dhe u morra në pyetje. Unë u përgjigja me mirësjellje dhe tregova ID-në time. Menduan se isha pjesëmarrës në protestë, më morën dhe kanë ushtruar ndaj meje dhunë barbare”, tha Valery Samalazau.

 

ME TE LEXUARAT