Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Showbiz

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo:

Ermal Meta duket se është në rrugë të mbarë në garën e tij në Sanremo. Artisti shqiptar është vlerësuar nga këngëtari dhe aktori italian, Adriano Celentano.

“Stella stellina” e kantautorit shqiptar, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është projektuar si këngë fituese nga 88-vjeçari.

“Bravo Ermal! Kënga jote është e mrekullueshme! E ke kënduar kaq bukur sa është thuajse e pamundur të mos fitosh!”, shkruan Celentano në rrjetet e tij sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L'INESISTENTE (@celentanoinesistente)

Në natën e dytë, kënga e Metës u rendit në pesëshen më të mirë. Në veshjen e tij ra në sy jaka e qëndisur me emrin Amal që nuk përfaqëson vetëm një vajzë të vogël, por edhe simbolizon viktimat e luftës Izrael-Palestinë.

Në natën e tretë të edicionit të 76-të të festivalit, do të prezantohet Propozimi i Ri i vitit 2026.

Pas kësaj, do të vazhdojë performanca e 15 këngëve të mbetura në garë dhe më pas votimi që ndahet me peshë të barabartë, 50% për publikun dhe 50% për jurinë, ku më pas do të dalin 5 këngët më të mira të mbrëmjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion