A i ka thënë Luizi të fshijë ndonjë postim nga “Instagram”? Kiara zbulon ‘kritikat’ që merr nga ai

Showbiz

A i ka thënë Luizi të fshijë ndonjë postim nga

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka zbuluar çfarë kritike i bën partneri i saj, Luiz Ejlli.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se kush e kritikon për veshjet, Kiara tha emrin e Luizit dhe duke qeshur shton: “Më thotë mos vish të shkurtra”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” shprehet më pas se ajo vijon me këshillat për veshje për këngëtarin, edhe pse tani ai e ka gjetur stilin e vet.

Pjesë nga intervista:

Kush të kritikon më shumë për veshjet.

Luizi më kritikon

Çfarë të thotë?

Mos vish shumë të shkurtra, e unë jam e vetmja që po e hap sfilatën me një fustan të shkurtër.

Ka patur ndonjë episod që të ka thënë Luizi ‘Kiara të lutëm ik ndërrohu, ktheu në shtëpi’?

Ka thënë por nuk është se e kam vënë në zbatim atë këshillë

Po ndonjë postim që Luizi ka thënë hiqe nga “Instagram”-i se nuk bën ose ke marrë shumë komente nga djemtë?

Përtej shakave, ai më vlerëson shumë për mënyrën se si vishem, sepse i vë në zbatim këshillat e mia se vazhdojmë ne edhe jashtë me këshilla për veshjen.

Ti çfarë i thua për veshjet e tij?

Tani nuk është se i ndërhyj shumë se e ka marrë atë stilin e vet, po i them mos vish shumë ngjyra, se ai i ka fiksim bluzat ngjyra-ngjyra, mua më pëlqen më shumë me ngjyra neutrale ose e zezë. Por që vishet bukur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion