“A është rreng për të më nxjerrë?”, G-Bani sqaron pyetjen për të atin para se të dilte nga BBV4

Showbiz

“A është rreng për të më nxjerrë?”,

Në fillim të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, G-Bani vendosi të ndërpresë garën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ledion Liço hyri në shtëpi dhe i komunikoi se babai i tij ndodhej në spital, pasi kishte pësuar ishemi cerebrale dhe se familjarët dëshironin që t’a kishin pranë sa më parë.

Këngëtari u largua mes lotësh, ndërsa produksioni i kishte prerë biletën e avionit për në Londër. Por, kur u largua te dera me Ledionin, G-Bani e pyeti: “A është rreng për të më nxjerrë?”.

Ditën e sotme ish-banori ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Fan Club” ku moderatorja Heidi Baci e pyeti nëse e mendonte vërtetë një gjë të tillë.

“Sigurisht, të gjitha i kam menduar në atë moment. Nuk kam dashur që të besoj se babi kishte pësuar diçka, që kishte pasur një emergjencë shëndetësore, të gjitha i kam menduar.

Nuk e mbaj veten as për naiv dhe as për njëri që ha çfarë ti japin. Pavarësisht se marrëdhënia ime me Ledionin dhe produksionin ka qenë gjithmonë shumë e pastër nga ana e tyre, ka qenë shumë korrekte. Po mëndja për keq më ka shkuar, domethënë nuk është se nuk jam i djallëzuar në këtë aspekt që të mos më shkojë mendja. I shtroj të gjitha në tavolinë”, u përgjigj ai.

Ndërkohë këngëtari i njohur tregoi se babai i tij tashmë është mirë dhe është në shtëpi.

G-Bani tregoi gjithashtu se udhëtimi drejt Londrës nuk ka qenë i lehtë, pasi kur ka dalë nga shtëpia e BBV 4 ka qenë ‘duke u djegur’ ngaqë ka qenë me 39 temperaturë.

“Nuk dija ku të kisha mendjen, nuk e dija si ishte situata me babin, edhe pse familja mundohej të më qetësonte. 1 orë e 30 minuta para se të zbrisja në Londër më ra të fikët. Nuk kam qenë mirë, po më janë gjendur njerëz afër. Më kanë dhënë mbështetje psikologjike dhe shëndetësore”, tha këngëtari i njohur.

 

ME TE LEXUARAT