A është Bieta Sulo një njerkë e mirë? Moderatorja flet për marrëdhënien me vajzën e Albanit

Showbiz

A është Bieta Sulo një njerkë e mirë? Moderatorja flet

Bieta Sulo ka zbuluar disa detaje nga marrëdhënia që ka me vajzën e Alban Dudushit. E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Bieta u pyet nga fëmijët për  marrëdhënien me Joellen dhe Bieta nuk ngurroi të përgjigjet.

“Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?”, e pyeti njëri nga fëmijët. “E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”, tha ajo.

Ndërkohë kutjojmë se pak ditë më parë, në emisionin “Jashtë loje”, Bieta tregoi për emocionin që vajza e Albanit ka përjetuar kur mori vesh se do bëhet me vëlla. Me lot në sy, moderatorja tha se reagimi i saj e bëri të ndihet mirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion