A do të konvertoheshe në fenë islame, për Bardhin? Sara habit me përgjigjen

Showbiz

A do të konvertoheshe në fenë islame, për Bardhin? Sara

Sara Gjordeni dhe Bardhi vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar, që pas daljes nga “Big Brother Vip”. Në një intervistë “virtuale” në Instastory, ish-banorja i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit e saj, ku ndër të tjera zbuloi se familja e nënës së saj është myslimane, derisa modelja vetë praktikon fenë ortodokse, të trashëguar nga i ati i saj.

E pyetur nëse do të konvertohej në fenë islame, duke qenë se vetë partneri i saj Bardhi i përket kësaj feje. Sara tha se dashuria nuk konsiston në ndryshimin e fesë dhe se një gjë të tillë nuk do ta donte as Bardhi.

“Dashuria nuk konsiston në ndryshimin e fesë. As në ndryshimin e thelbit tënd si njeri. Kurrsesi s’do e pranoja as unë as Bardhi diçka të tillë. Të tradhtonim fenë për partnerin. Ne mendojmë se diferenca tona na kanë lidhur kaq shumë”, ka deklaruar modelja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Madje një ndër momentet më të bukura në shtëpinë e BBV ka qenë kur unë dhe Bardhi luteshim përpara çdo prime-i secili në mënyrën e tij por përherë bashkë. Zoti është NJË”, ka theksuar mes tjerash ajo.

A do të konvertoheshe në fenë islame, për Bardhin? Sara

 

ME TE LEXUARAT