“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”, Moza flet për partnerin: Ka klinikë që e trajton, por është çështje lekësh

Showbiz

“8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”, Moza

Poetja Mimoza Ahmeti vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj, që nga dita e parë e pjesëmarrjes në Ferma VIP.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, Leo, i cili sipas saj përballet me një problem shëndetësor.

Së fundmi, gjatë një bisede me Zhaku dhe Kostana, Mimoza e riktheu sërish në vëmendje këtë çështje.

Ajo rrëfeu sakrificat që ka bërë gjatë këtyre viteve, ndërsa tregoi se ekzistojnë klinika në Europë ku partneri i saj mund të trajtohet, por gjithçka mbetet çështje financiare.

“Kam punuar shumë. Sakrifica me këtë njeri që kam në krah prej 8 vitesh ka qenë e jashtëzakonshme. Më kanë thënë se ka klinika jashtë vendit që mund ta ndihmojnë. Në Europë ka mundësi trajtimi, por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet nëse do të jetë i njëjti”, u shpreh ajo.

Më tej, poetja tregoi edhe një bisedë personale me partnerin e saj lidhur me blerjen e një shtëpie.

“I thashë një herë: nëse shes ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndonjëherë ndodhin gjëra të mira, të blejmë një shtëpi të vogël. Ai më tha: ‘Pse do ta komplikosh këtë gjë?’ Kur e pyeta pse, më tha: ‘Po ku e di ti kush jam unë, ndoshta kam një shtëpi timen’”, rrëfeu Mimoza Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion