Berisha: Raporti i KE kërkon heqjen pa hezitim të imunitetit të Ballukut

Politikë

Berisha: Raporti i KE kërkon heqjen pa hezitim të imunitetit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Belinda Balluku vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa sipas tij raporti europian evidenton rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të AKSHI-t.

Lideri i opozitës, duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, u shpreh se heqja e imunitetit duhet të jetë një prioritet.

Kryedemokrati tha se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit europian.

“Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Balluku vazhdon të jetë zëvendëskryeministre në hije, me të gjitha funksionet e saj. Raporti evidenton gjithashtu rënien e Shqipërisë me nëntë vende në indeksin e korrupsionit, si edhe mbrojtjen që, sipas tij, kryeministri u ka bërë zyrtarëve të përfshirë në aferat e AKSHI-t”, tha kreu i PD-së.

Sipas Berishës, nisma Open Balkan dhe editoriali i përbashkët i Edi Rama me Aleksandar Vučić në një gazetë gjermane përbëjnë një përpjekje për të minuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Në raport dënohet me forcë Ballkani i Hapur dhe iniciativa të tjera, si letra Vuçiç–Rama, të cilat konsiderohen si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Rama fshehu një proces themelor të Bashkimit Europian për Shqipërinë”, u shpreh më tej Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion