Sherr me th'ika mes gjimnazistëve në Has, pla'gosen 3 adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

Aktualitet

Sherr me th'ika mes gjimnazistëve në Has, pla'gosen 3
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sherri ka ndodhur në afërsi të oborrit të gjimnazit “Skënderbej” të qytetit të Krumës, njëri nga të plagosurit ka dëmtime në bark e tjetri plagë në shpatull. Të plagosurit janë në moshën 16-vjeçare.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaqet që çuan në përleshjen mes adoleshentëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion