Sërish protestë sot, bashkia e Tiranës heq gurët dekorativë, u përdorën për të sulmuar policët

Aktualitet

Sërish protestë sot, bashkia e Tiranës heq gurët
Studentët kanë lajmëruar sot protestën e katërt radhazi në rrugët e Tiranës. Për tre ditë kryeqyteti dhe disa qytete kryesore të vendit janë përfshirë nga një valë protestash të dhunshme nga të rinjtë, të cilët kërkojnë kushte më të mira studimi, një jetë dinjitoze dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ndërkohë që të rinjtë pritet të dalin sërish në rrugë sot, Bashkia e Tiranës ka marrë masa që të largojë gurët dekorativë nga qendra e kryeqytetit. Që në orët e para të këtij mëngjesi, punëtorët e Gjelbërimit kanë hequr gurët nga qendra e Tiranës, përcjell Shekulli.

Ato shërbenin si dekor, por që u përdorën nga të rinjtë duke u hedhur në drejtim të policisë. Në disa raste edhe forcat e rendit morën gurët dhe i hodhën në drejtim të të rinjnve të cilët ishin të pambrojtur me kokore.

ME TE LEXUARAT