“Rroftë rinia e lirë”, studentët vendosin banderolën në murin e Universitetit të Politeknikut
Lajmifundit
/
21 October 2026, 11:08
Aktualitet

Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe studentëve, në murin e jashtëm të universitetit është shfaqur një banderolë.
Sipas pamjeve, të rinjtë kanë përcjellë përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne, fundi i Katovicës”.
Ndërkohë, pas qëndresës së tyre te Universiteti Politeknik, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë, aty ku disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige, duke i ftuar studentët për dialog.


