Reagimi i ashpër i pedagogut: Po luftojmë edhe për jetën e policëve, por jo duke na trajtuar si kafshë

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë.
“Ky do largohet, ka marrë fund ajo punë. Se e ka, e ka larguar e keqja e vet atë, që e çoi vendin në këtë situatë. Nuk ka lidhje, po më vjen keq për këta djem të cilët, domethënë, na shikojnë ne sikur të jemi armiqtë e tyre dhe jo, jo miqtë. Po luftojmë dhe për këta ne. Edhe për jetën e këtyre se 70 mijë lekë marrin.
Edhe i presin fëmijët me, me, me, me, me frikë në shtëpi, erdhi babi, s'erdhi babi, se varet se çfarë pune të vështirë bëjnë. Ne e dimë, jemi dhe me këta. Po jo kështu. Na trajtojnë ne si kafshë, se kanë marrë një urdhër se profesorët do, do djegin parlamentin. Po të marrë dreqi parlamentin, ç'e kemi ne!
Më larg, parlament... s'e njohim fare, ai na ul intelektin. Ai na fyen në atë nivel, parlamenti. Çfarë parlamenti? Parlament i tao-taot! Parlament me, me Zeqinen! Me Sarën! O bo bo bo bo, po është turp... ”, kështu është shprehur një prej pedagogëve drejtuar policëve.Një prej pedagogëve ka hequr edhe kangjellat që ishin vendosur për të penguar kalimin e tyre.


