Publikohet fotoja dhe emri, kush është 37-vjeçari që ndërroi jetë te Trauma, pasi makina i mori flakë në Kardhiq-Delvinë

Aktualitet

Publikohet fotoja dhe emri, kush është 37-vjeçari që
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq - Delvinë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Skërficë”, ku një mjet tip “Volksëagen” Touran, ka marrë zjarr në ecje.

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, si edhe njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion