Janë kthyer në ‘armë’ gjatë protestës kundër qeverisë, Rama nxjerr fadromat për të hequr gurët nga bulevardi

Aktualitet

Janë kthyer në ‘armë’ gjatë protestës

Në adresimin e  sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai i quajti “grup i zjarrit”, ndërsa shtoi se forcat RENEA do të vijojnë të jenë përballë qytetarëve.

Ndërkohë, në bulevardin përpara Kryeministrisë kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët e trotuareve.

Ndërhyrja vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.  

Heqja e gurëve nga bulevardi ndryshon kushtet në terren, pasi ata janë përdorur gjatë përplasjeve me policinë.

 Megjithatë, ndërhyrja ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si do të menaxhohen protesta e sotme.

ME TE LEXUARAT